PREMIER LEAGUE – City ndalet nga Sunderland, Arsenali shkëputet. Leeds mban Liverpoolin
Viti 2026 ka nisur me barazime në Premier League. Java e 19-të solli disa rezultate të tilla, duke përfshirë 0-0 mes Liverpool dhe Leeds në Anfield, 1-1 mes Crystal Palace dhe Fulham, si dhe 0-0 mes Brentford dhe Tottenham.
Manchester City u ndal në një barazim pa gola 0-0 kundër Sunderland, duke frenuar skuadrën e Guardiolës. Ky rezultat i dha Arsenalit një avantazh prej katër pikësh në krye të tabelës, duke shënuar arratisjen e parë në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

