Premier League dominon si kampionati më i ndjekur në stadiume, rritet Seria A (FOTO)

Premier League vijon të mbetet kampionati me audiencën më të madhe dhe këtë gjë e tregon dhe prania e tifozëve në stadiume. Në sezonin e fundit, plotë 14.7 milionë tifozë kanë qenë të pranishëm në kampionatin më të bukur në botë, por me një rënie të lehtë prej 4% duke e krahasuar me sezonin 2022-23.

Dominimi vijon, pasi në Anglia Championship, liga e dytë është në vendin e dytë në Europë nga prania e fansave në stadiume me 12.7 milionë tifozë, duke qenë të shkëputur ndjeshëm nga kampionatet e tjera.

Edhe pse me 18 skuadra vendin e tretë e zë Bundesliga me 12.1 milionë tifozë në shkallët e stadiumeve. Në vendin e katërt është Italia me Seria A me 11.7 milionë tifozë, por me një veçanti pasi në sezonin e fundit rritja ka qenë 4%/

Sa i përket ekipeve, Manchester United pavarësisht ecurisë së dobët në sezonin e fundit mban rekordin me 1 milion e 397 mijë tifozë. Në vendin e dytë qëndron Inter me 1 milion e 383 mijë, duke pasur një ecuri fantastike me Inzaghin. Dortmundi zë vendin e tretë, e ndjekur nga Reali. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP