Premier League, Liverpool merr kryesimin pas një sfide jo të lehtë. Mori 3 pikë të arta ndaj Wolves

Këtë mbrëmje, Liverpool ka marrë vendin e parë në renditje në Premier League. Pavarësisht se vuajti, ia doli të marrë 3 pikë të arta ndaj Wolves me rezultatin 2-1.

Miqtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pas golit të shënuar nga Konate në minutën e 2-të shtesë. Fraksioni i dytë nisi me Wolves-in në sulm dhe në minutën e 56-të Ait-Nouri barazoi shifrat.

Baraspesha zgjati pak, pasi vetëm 5 minuta më vonë, Salah riktheu avantazhin e Liverpool nga penalltia, të cilin e ruajtën deri në fund për të marrë fitoren.

Liverpool ngjitet në vendin e parë me 15 pikë, 1 më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

SHKARKO APP