Premier League/ Liverpooli fiton ndaj West Ham dhe i afrohet titullit, ndalet Chelsea

LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 13: (SUN OUT, SUN ON SUNDAY OUT) Virgil van Dijk of Liverpool celebrates scoring his team's second goal during the Premier League match between Liverpool FC and West Ham United FC at Anfield on April 13, 2025 in Liverpool, England. (Photo by Liverpool FC/Liverpool FC via Getty Images)

Liverpool vijon rrugën drejt titullit, duke fituar 2-1 ndaj West Ham. Luis Diaz zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, por një autogol i Robertson në minutën e 86-të solli ankth te vendasit. Megjithatë, Van Dijk shënoi golin e fitores në minutën e 89-të, duke siguruar tre pikë të arta për “The Reds”, që tashmë janë gjithnjë e më pranë titullit.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea zhgënjeu sërish, duke barazuar 2-2 ndaj Ipswich, në një takim që nisi në mënyrën më të keqe për “Blutë”. Të besuarit e Enzo Maresca-s e panë veten në disavantazh që në pjesën e parë, me golat e Enciso (19’) dhe Johnson (31’).

Reagimi i vendasve erdhi vetëm pas pushimit, kur një autogol nga Tuanzebe dhe më pas goli i Jadon Sanchos në minutën e 80-të, rikthyen baraspeshën. Pavarësisht presionit në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Chelsea humbet pikë të rëndësishme në garën për zonën Champions, duke mbetur në vendin e pestë me 54 pikë.

Spektakël në sfidën tjetër të drekës, ku Wolves mposhti Tottenham-in me rezultatin 4-2 në një ndeshje me ritëm të lartë dhe gola.

SHKARKO APP