Premier League miraton 5 zëvendësimet për rifillimin e sezonit
Premier League do të rinisë sezonin më 17 qershor, sigurisht me rregulla strikte dhe disa ndryshime pas pandemisë. Kështu është miratuar përdorimi i 5 zëvendësimeve për çdo skuadër në një ndeshje, natyrisht ashtu siç u miratua më herët edhe nga FIFA, që të ndalet vetëm tre herë koha për të përdorur këtë privilegj.
Gjithashtu nga 7 futbollistë që lejohej të qëndronin në pankinë, tani trajnerët do të mund të mbajnë 9 futbollistë në stol dhe do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje në lojë e sipër.
Në këtë mënyrë, trajnerët do të mund të racionalizojnë më mirë lodhjen te futbollistët, duke kryer 5 zëvendësime, ndërsa në fushë do të mund të ruhet ritmi i lartë.