Premier League, ndalohet përqafimi pas shënimit të golave për 12 muaj
Pritja duket se do të marrë fund edhe në Premier Legue, teksa të dielën Kryeministri Boris Johson pritet të japë lajme të rëndësishme.
Drejtuesit e kampionatit më të bukur në botë po studiojnë një protokoll për rifillimin e futbollit pas kaosit të krijuar nga pandemia. Sipas “The Telegraph”, do të ndalohet përshtypja gjatë ndeshjes në fushë, si dhe ndryshimi i fanellave mes dy ekipeve në fundin e ndeshjes.
Lojtarët gjithashtu nuk mund të përdorin të njëjtën shishe uji si dhe nuk mund të përqafohen në rastin e shënimit të një goli. Ky protokoll do të ketë një afat prej 12 muajsh. /R.Lika-Koha Jone/