Premier League/ Newcastle triumfon ndaj Chelsea-t dhe ngjitet në vendin e tretë
Java e 36-të e Premier League solli një tjetër përmbysje në garën e për zonën Champions. Newcastle United triumfoi 2-0 ndaj Chelsea-s, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit europian.
Ndeshja u vendos nga një gol i hershëm i Sandro Tonalit në minutën e 2-të dhe nga realizimi i Bruno Guimaraes në fund të takimit (90’), që vulosi suksesin e “Magpies”. Chelsea mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 36-të, pas daljes me karton të kuq të Nicolas Jackson, çka e bëri më të vështirë rikuperimin për skuadrën e Maresca-s.
Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e tretë, duke lënë pas Manchester Cityn dhe duke e forcuar pozitën në një kampionat ku pesë skuadra do të sigurojnë vendin në Ligën e Kampionëve, përveç fituesit të Europa League. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

