Premier League siguron zyrtarisht 5 skuadra në Champions, por mund të bëhen edhe 6

Triumfi i Arsenalit ndaj Real Madridit me rezultatin 3-0 në çerekfinale të Champions League nuk ishte vetëm një sukses për “topçinjtë”, por një lajm i shkëlqyer për të gjithë futbollin anglez. Anglia ka siguruar tashmë zyrtarisht 5 vende në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, falë pikëve të grumbulluara në renditjen e koeficienteve të UEFA-s.

Me Arsenalin dhe Liverpoolin që duken të padiskutueshëm në dy vendet e para, beteja për tre vendet e mbetura është më e nxehtë se kurrë. Në garë janë të paktën 6 ekipe:

Nottingham (57 pikë)

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea dhe Neëcastle (nga 53 pikë)

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester City (52 pikë)

Aston Villa (51 pikë)

Por, surprizat nuk mbarojnë këtu. Një skenar tjetër mund t’i japë Anglisë edhe një vend të gjashtë në Champions League: nëse Manchester United ose Tottenham fitojnë Europa League.

Të dyja ndodhen jashtë zonës Champions në kampionat, por një triumf europian do t’ua siguronte direkt pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të klubeve. Premier League rrezikon të jetë e përfaqësuar më fuqishëm se kurrë në Champions sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?