Premier League/ Siti e mbyll me 100 pikë, fitojnë Junajtid, Totenhem dhe Liverpul (VIDEO)

Premier League ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2017/18, teksa sot janë zhvilluar dhe të gjitha ndeshjet e javës së 38-të. Kampionët e shpallur tre javë më parë të Mançester Sitit, kanë fituar vetëm në sekondat e fundit me një gol të Gabriel Zhezus. Guardiola ka thyer në këtë mënyrë rekordin e 100 pikëve, që ndodh për herë të parë në këtë kampionat.

Junajtid i vendit të dytë ndërkohë ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Uatford me një gol të shënuar nga Rashford në minutën e 34-të. Totenhem ka fituar 5-4 ndaj Leister, duke e mbyllur sezonin në vendin e tretë me 77 pikë. Vendi i fundit që të çon në Champions i përket Liverpulit që mund 4-0 Brajtonin me gola të Salah, Lovren, Solanke dhe Robertson.

Çelsi e mbylli me një humbje të turpshme 3-0 në transfertë ndaj Njukasëllit, teksa sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League së bashku me Arsenalin dhe Bërnlein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suonsi, Stoke dhe Uest Brom do të luajnë në Championship sezonin e ardhshëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?