Prenga sfumon shpresat e Kukësit, firmos me ekipin hungarez
Sporti E Enjte, 28 Janar 2021 18:57
Herdi Prenga nuk do të luajë me Kukësin, që e ka kërkuar me ngulm, pjesën e mbetur të këtij sezoni. Mbrojtësi shqiptar 26-vjeçar së fundmi ka zyrtarizuar transferimin në Hungari.
Prenga, i grumbulluar më parë edhe nga Kombëtarja, është blerja më e re e skuadrës së Kisvarda, e cila renditet në vendin e tretë në Hungari.
Dy vitet e fundit, Prenga ka qenë pjesë e skuadrës së Rigës në Lituani, ku luajti në 41 ndeshje dhe realizoi 5 gola.