President i Komitetit Olimpik Shqiptar: Të dënohet dhuna në “Asllan Rusi” 

Nga President i Komitetit Olimpik Shqiptar  Viron Bezhani ka dënuar dhunën e shfaqur në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në një reagim për mediat, Bezhani shprehet se dhuna nuk ka vend në sport. “Incidenti i fundit është një ngjarje e dënueshme, që nuk duhet të gjejë vend në sportin shqiptar dhe të gjithë duhet të ngremë zërin për të dënuar fajtorët dhe për të marrë masat që skena të tilla të mos përsëriten më”,- shprehet Bezhani.

Reagim i plotë i Viron Bezhanit:

Incidenti i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në ndeshjen e basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë është një tjetër shfaqje e rëndë e huliganizmit në sportin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ngjarje e dënueshme dhe që për asnjë arsye nuk duhej të ndodhë në asnjë ambient sportiv shqiptar. Tifozë, dashamirës apo sportdashës, ju duhet të përçoni vlera të një tifozerie të shëndoshë dhe jo vlera të huliganizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ato nuk kanë vend në sport. Ju vini në pallatin e sportit për t’u argëtuar dhe shijuar emocionet që dhuron sporti dhe jo të përdhosni vlerat e tij. Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, sportist, drejtues e aq me tepër një tifoz apo tifozeri.

Sporti mbi të gjitha është “Fair Play”, si në fushë ashtu dhe në shkallët e çdo ambienti sportiv. Ai organizohet edhe për të argëtuar tifozët, ndaj ata duhet të janë pjesë e tij, ta përkrahin dhe shijojnë atë e kurrsesi nuk duhet të shfaqin skena të tilla dhune.

 Incidenti i fundit është një ngjarje e dënueshme, që nuk duhet të gjejë vend në sportin shqiptar dhe të gjithë duhet të ngremë zërin për të dënuar fajtorët dhe për të marrë masat që skena të tilla të mos përsëriten më.

Edhe KOKSH dënon me forcë ngjarjen e rëndë që ndodhi në pallatin e sportit dhe fton palët të distancohen nga dhuna e skena të tilla të shëmtuara, duke kërkuar bashkëpunim mes të gjithëve që sporti i bukur dhe i ndershëm të arrijë të përcjellë vlerat e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?