Presidenti Bajram Begaj pret kampionët e Shqipërisë, Egnatian

Presidenti Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll. Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun e Kategorisë Superiore dhe Kupën e Republikës në duar, ishin sot të ftuarit e Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për Presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës i ofroi Presidentit Begaj vendin e të ftuarit special për të ndjekur ndeshjet brenda dhe jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?