Presidenti: Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”!
Presidenti Ilir Meta ndoqi sot në stadiumi “Elbasan Arena” ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, e cila përfundoi me rezultatin 4-2.
Në një mesazh në Facebook, në përfundim të ndeshjes, Presidenti Meta shkruan: “Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”!”.
Kreu i shtetit ka qenë ndër tifozët më të zjarrtë në stadium. Në foton e publikuar në Facebook shihet një nga momentet e festimit pas shënimit të djemve të kombëtares.

KOHA JONË SONDAZH

