Kryeministri i Argjentinës ka një thirrje për Lionel Messin
Të shumta kanë qenë reagimet në ditët e fundit nga personalitete të ndryshme për largimin e Lionel Messit nga Barcelona. Së fundmi për këtë çështje ka vendosur që të flasë edhe kryeministri argjentinas, Alberto Fernandez.
Në një intervistë të dhënë për mediet lokale, numri 1 i shtetit të Amerikës së Jugut i ka bërë thirrje Messit, duke shpresuar që ai të kthehet në atdheun e tij.
“Barcelona ka qenë një klub unik në vitet e fundit me Messin. Shpresoj që Leo ta përfundojë karrierën atje ku e ka nisur, në Argjentinë, te Neëell’s Old Boys. Leo, ju jeni në zemrat tona dhe kurrë nuk kemi qenë në gjendje t’ju shohim duke luajtur në tokën tonë. Na jepni kënaqësinë të vini këtu për të përfunduar karrierën tuaj, në Neëell, i cili është klubi juaj!”