Presidenti i Atleticos: Na duhet fat ndaj Interit, kemi probleme me dëmtimet

Atletico Madrid's President, Enrique Cerezo addresses the media during the presentation of the 2nd Euroamericana Cup at Vicente calderon stadium in Madrid, Spain, 28 April 2014. Euroamericana Cup is a soccer friendly tournament created by DirecTV that will take place in North America from 20 july until 02 August 2014. EFE/ZIPI

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, në një intervistë për shtypin spanjoll foli për mundësitë e rikuperimit të Antoine Griezmann për ndeshjen e kësaj së enjteje me Athletic Bilbaon në Kupën e Mbretit. Por edhe për duelin me Interin në Champions League.

“Nuk e di nëse Griezmann do të rikuperohet, pasi me të vërtet ishte një fatkeqësi ky dëmtim në kavilje. Besoj se nëse ai e mendon mirë dhe vendos se duhet të luajë, atëherë do të luajë. Por ky është futbolli”.

Presidenti i Los Colchoneros foli edhe për aventurën në Champions ku duhet të luajë ndeshjen e kthimit në Madrid pasi humbi 1-0 në San Siro kundër Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Championsi? Sigurisht jemi në udhëkryq, nuk e dimë nëse duhet të marrim majtas apo djathtas, por në fund gjithçka do të zgjidhet. Të shohim nëse do të kemi fat, duke qenë se kemi qenë të pafat me dëmtimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj të eliminoj Interin apo Athletic Bilbaon? Shiko, të parën që arrijmë të eliminojmë … Nëse eliminojmë të parën, atëherë të parën. Sa më parë të eliminojmë një kundërshtar aq më mirë, por tani nuk duhet ta mbajmë mendjen aty“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?