Presidenti i Barcelonës: Këtë verë refuzuam 250 milionë euro për Yamal!

Lamine Yamal është ylli i momentit në futbollin botëror. Pas një Europiani shumë pozitiv, sulmuesi i Barcelonës ka tërhequr vëmendjen e medieve por edhe të klubeve të ndryshme që synojnë t’ia rrëmbejnë që tani.

Presidenti i katalanasve, Joan Laporta është shprehur se për Yamal ka marrë në tavolinë një ofertë që arriti në 250 milionë euro.

Një shifër që në fakt do të rezultonte si një rekord botëror për transferimet, pasi deri më tani qëndron në krye Neymar me 222 milionë euro nga Barcelona te PSG. Edhe në këtë rast oferta ka qenë klubi parisien që tentoi ta rrëmbente. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP