Zhegrova dribluesi më i mirë në Champions League, lë pas Vinicius dhe Musiala
Edon Zhegrova po kalon një formë fantastike këtë sezon, duke spikatur si me Lille, ashtu dhe me Kosovën.
Sulmuesi anësor po spikat ndeshje mjaft të mira në Ligue 1 dhe Champions League, ku në sfidën e fundit përballë Real Madrid u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA.
25-vjeçari ka zënë vendin e parë në Ligën e Kampionëve për sa i përket driblimeve të suksesshme. Nga statistikat që sjell “Fedex”, Zhegrova mban vendin e parë me 17 driblime deri më tani në Champions League.
Shqiptari lë pas “yje” të futbollit botëror si Vinicius Jr, Jamal Musiala apo Xavi Simons, duke treguar dhe një herë tjetër që mund të konkurrojë këdo.

KOHA JONË SONDAZH

