Presidenti i Barçës injoron Maradonën dhe Cruyff

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për mediat spanjolle, foli për shumë tema, nga rinovimi i Neymar te zgjatja e kontratës me Lionel Messin e deri tek fakti që do t’i pëlqente një rikthim i mundshëm i Pep Guardiolës në “Camp Nou”.
Sipas numrit 1 të klubit blaugrana, Messi është thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm i aftë për të bërë gjithcka me topin.
“Kam parë të luajnë në “Camp Nou” emra të tillë si Maradona, Ronaldinho e Johan Cruyff, nuk kam arritur të ndjek dot vetëm Pele-në sepse kam qenë shumë i vogël, por për mendimin tim bota e futbollit nuk patur ndonjë lojtar tjetër të ngjashëm me Leo Messin, ai është pabeusueshëm”, deklaroi Bartomeu, raporton “Mundo Deportivo”.

Më pas Bartomeu foli për cështjen e rinovimit të kontratës së 5-herë fituesit të Topit të Artë.
”Neymar rinovoi për 5 vite, Messi nuk e ka bërë ende diçka të tillë por po bisedojmë me të dhe në dy muajt e ardhshëm Leo do të hedhë firmën mbi kontratën e re”, vijoi Bartomeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?