Presidenti i Federatës Italiane: Titulli i Seria A do të jepet, me ose pa luajtur

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (Figc), Gabriele Gravina ka deklaruar këtë të premte se tituli i këtij sezoni do të jepet, luhen apo nuk luhen ndeshjet e mbetura.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Gravina tha se do të provojnë ta mbyllin kampionatin brenda qershorit, por në rast se do të duhet më shumë kohë, atëherë mund ta zgjasin dhe në korrik.

“Kemi një plan që i kemi dhënë prioritet të gjithë, pra të mbyllim kampionatin në fushën e lojës. Jemi në kontakte me FIFA-n në rast se do na duhet të zgjasim kontratat e lojtarëve përtej qershorit. Duhet të gjejmë një zgjidhje,” deklaroi Gravina.

SHKARKO APP