Presidenti i Fenerbahce sqaron arsyen pse shkarkoi Mourinhon: Donim lojë sulmuese!

Presidenti i Fenerbahce, Ali Koc, ka zbuluar arsyen e largimit të Jose Mourinho-s nga drejtimi i ekipit. Sipas tij, te Fenerbahce duan një lojë sulmuese, ndërsa ajo që kishte apolikuar portugezi ishte tepër mbrojtësi. Koc e vlerësoi Mourinho-n, duke thënë se stili i lojës së tij mund të funksionojë në Evropë, por në Turqi duhet të dominohen kundërshtarët.

“Ishte një largim i dhimbshëm. Kishim kimi të mirë, afrimi i tij te Fenerbahce ishte tashmë një sukses i madh. Mbi të gjitha, ishte e vështirë për mua t’i thoja lamtumirë dikujt që e konsideroja mik. Por e dinim që ai luan futbollin në mbrojtje, kështu që në fund të sezonit diskutuam nevojën për të luajtur më shumë në sulm. ADN-ja jonë është të shënojmë 99 gola dhe të grumbullojmë 99 pikë!

Mënyra se si erdhi eliminimi nga Benfica është e papranueshme. Ne e shkarkuam Mourinho-n sepse besojmë se kjo skuadër mund të luajë futboll shumë më të mirë. Stili që solli Mourinho mund të funksionojë në Evropë, por në Turqi duhet t’i dominojmë kundërshtarët tanë”, theksoi Koc.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?