Presidenti i FIFA-s me propozim të ri: Më pak ekipe, por më shumë luftë
“Fillimisht shëndeti më pas vijnë gjërat e tjera. Drejtuesit uhet të shpresojnë për më të mirën, por edhe të përgatiten për më të keqen”, – kështu është shprehur Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku foli edhe për rinisjen e futbollit.
“Ne kemi nevojë për masa të vështira, por nuk ka zgjidhje. Të gjithë do të duhet të bëjmë sakrifica. Bota e futbollit po shkon drejt recesionit? Ekziston një rrezik, është e nevojshme një vlerësim global i ndikimit ekonomik. Por duhet të shohim mundësitë.
Mbase mund ta reformojmë futbollin botëror duke bërë një hap pas. Me formate të ndryshme. Më pak turne,por më interesante. Ndoshta më pak ekipe, por më të ekuilibruar. Më pak ndeshje për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve, por me ndeshje më të luftuara. Nuk është fiction shkencor, duhet të flasim për këtë gjë,”, tha Infantino. /R.Lika-Koha Jone/