Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino: Ky është botërori më i mirë

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka thënë se Kampionati Botëror që po zhvillohet në Rusi është më i miri në histori.

Infantino nuk ka hezituar që ta përshkruaj këtë kompeticion si më të mirën ndonjëherë.

“Para disa viteve, kam thënë se ky do të jetë Kampionati Botëror. Sot, mund të them se ky Botëror është më i miri në histori”, tha ai për mediat ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kishim 98% stadiumet e mbushura me tifozë, më shumë se një milionë tifozë udhëtuan nga jashtë, më shumë se tre miliardë shikues në TV. Në materialet tona të postuara në kanalet dixhitale të FIFA-së  janë parë më shumë se 11 miliardë herë, kanë qenë shtatë milionë vizitor në festimet e fansave, sukses i madh, shumë i madh me VAR-in”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi ndërhyrë kundër diskriminimit me një mënyrë të re të operimit me FARE dhe me të tjerët”.

Image

“Ndërkohë nga ana e futbollit, ne kemi pasur vetëm një ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 0-0, dhe kishim disa ndeshje të mëdha, të gjitha me plotë emocione. Ndërsa në pjesën organizative, niveli i infrastrukturës në stadiume, aeroporte, hotele, transport, sigurim, kanë qenë të operuara në mënyrë të shkëlqyer, dhe këtë nuk e them vetëm unë, këtë e kanë thënë edhe të tjerët që kanë qenë në kompeticione të tjera”.

“VAR-i është duke e pastruar futbollin, duke ndihmuar gjyqtarët për t’i marrë vendimet e drejta në çdo moment të vështirë. Në analizat që ne kemi bërë, 95 % ishin korrekte, dhe falë VAR-it ne e kemi rritur përqindjen në 99.32. Nuk është 100 %, por është 99.32 %, që është më mirë se 95 %”.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?