Presidenti i FSHF mesazh Hysajt: Vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale dhe ideologjike

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka përcjellë një mesazh mbështetës për futbollistin e Shqipërisë, Elseid Hysaj i cili ditët e fundit është bërë çështje në Itali pasi po sulmohet nga ultrasit fanatikë të Lazios.

Duka e këshillon Hysajn të vijojë punën dhe të stërvitet për të dhënë më të mirën tek Lazio, pasi fakti që ka kënduar një këngë jo të pëlqyeshme nga ultrasit nuk ua jep atyre të drejtën të vënë në dyshim personalitetin e tij.

Statusi nga Armand Duka

Swiss Digital Desktop Reklama

I dashur Elsi,

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?