Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen

Lajmi kryesor i ‘Paris 2024’ është padyshim ai i ndeshjes së boksit për femra në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khelif dhe boksierjes italiane Angela Carini.

Shumë media e cilësuar boksieren alegjriane si transgjinore, por disa të tjera bën me dije në fakt se Khelif ka lindur femër, por ajo ka doza të shtuara testosteroni në organizimin e saj, gjë e cila ka ndikuar edhe në zhvillimin dhe strukturën e saj.

Për të sqaruar më shumë situatën e krijuar, Meloni takoi edhe Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), gjermanin Thomas Bach, i cili sqaroi mediat menjëherë pas takimit me kryeministren Meloni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një takim pozitiv, biseduam edhe për rastin Carini. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt për të ‘mirëpritur’ të njëjtin formim shkencor dhe për ta bërë situatën më të kuptueshme sepse ajo (boksierja algjeriane Imane Khelif) është një grua dhe ka konkurruar për gjashtë vjet në nivel ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm”, tha presidenti i IOC-së, Thomas Bach në fund të takimit me kryeministren Giorgia Meloni në Paris.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?