Presidenti i Juventusit: Do të luftojmë deri në fund për titullin e 10-të radhazi!
Andrea Agnelli u shkruan tifozëve të Juventusit afër për festën e Krishtlindjeve duke premtuar se skuadra do të luftojë deri në fund për titullin kampion. “Ne do të luftojmë deri në fund për titullin e dhjetë radhazi. Të vetëdijshëm për forcën tonë ky moment dramatik për industrinë në të cilën operojmë “.
Juventus renditet në venin e 6-të me 10 pikë larg nga Milani kryesues, teksa numri një i ekipit torinez e sheh si momentin e duhur për të rikarikuar lojtarët e tij.
“Do të mbyllim një vit që nuk e kishim imagjinuar se do ta jetonim. Mendimi parë shkon për ju dhe njerëzit tuaj të dashur … shpresoj që të jeni të gjithë mirë, edhe pse e di se nuk është kështu.
Kemi humbur familjarë dhe miq, kemi dështuar në punë … Të Gjithë. Duke përfshirë edhe mua. I kemi portat e hapura për vitin 2021, duke shpresuar për qetësi dhe lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”. /R.Lika-Koha Jone/