Presidenti i nderit të Bayernit sulmon Barçën: Blejnë pa pushim dhe përfundojnë 1.2 miliard euro debit

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka folur hapur për financat në botën e futbollit në emisionin gjerman “Doppelpass” në Sport1. Duke iu referuar situatës së transferimeve të klubit bavarez, Hoeness tha: “Pas ardhjes së Luis Díaz nuk kemi bërë më asnjë transferim të plotë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me gjendjen financiare”.

Figura ikonike e klubit gjerman nuk kurseu kritikat ndaj disa rivalëve europianë, duke përmendur Barcelonën si shembullin më të keq të menaxhimit të dobët ekonomik.

“E keni parë Barcelonën? Ata janë shembulli perfekt i asaj që ndodh kur blen pa pushim, derisa përfundon me 1,2 miliardë euro borxhe dhe nuk mund të bësh më asgjë”, tha Hoeness.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet financiare të klubit katalanas dihen prej kohësh, por edhe merkatoja e kësaj vere i bëri ato edhe më të dukshme. Pavarësisht afrimeve të emrave të mëdhenj si Marcus Rashford dhe Roony Bardghji, regjistrimi i tyre u vonua për shkak të kufizimeve të rregullave financiare të La Liga-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shitja e disa lojtarëve u dha një frymëmarrje të përkohshme, duke krijuar hapësirë për të lëvizur në merkato, por buxheti për përforcime mbeti i kufizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?