Presidenti i Portës: Për shkak të pandemisë humbëm 147 milionë euro

Presidenti i Portos, Pinto da Costa, ka deklaruar në një intervistë për kanalin e klubit se para pandemisë së koronavirusit, klubi kishte arritur marrëveshje për transferime futbollistësh që arrinin vlerën 150 milionë euro.

“Kam lexuar fragmente nga një intervistë e Presidentit të Benficës që tha se për shkak të pandemisë humbi mundësinë për të shitur dy lojtarë për 200 milionë euro. E njëjta gjë ka ndodhur edhe te ne.

Kishim mbyllur disa marrëveshje në vlerën e 147 milionë eurove, por tani gjithçka u anulua, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia. Nuk e di nëse klubet e mëdha do të jenë sërish gati të paguajnë të njëjtat shifra për ata lojtarë”, tha Pino Da Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?