Presidenti i Racing: Lautaro është pranë firmës me Barcelonës!

Transferimi i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Së fundmi për këtë çështje është shprehur edhe presidenti i Racing Club, Victor Blanco njeriu i cili besoi te Lautaro kur ishte vetëm një adoleshent.

Numri 1 i klubit nga Avellaneda ka interes që Martinez të transferohet te Barcelona dhe me deklaratat e tij ka trembur jo pak tifozët e Interit të cilët janë duke kryqëzuar gishtat që numri 10 të mos largohet.

“Kam ndjesinë që firma e Lautaros me Barcelonës është shumë afër, edhe pse nuk kam biseduar me të kohët e fundit. Sado që të jetë shifra që do të paguhet për të, është e mirëseardhur. E ruajtëm një përqindje të kartonit kur e shitëm tek Interi. Vendosëm bast për të ardhmen, pa e ditur nëse dhe kur do të ndodhë“, deklaron Víctor Blanco.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?