Presidenti i Sociedadit “kërcënon” PSG: Nuk kemi ardhur për turizëm në Paris

PSG do të sfidojë sonte Real Sociedad në raundin e 1/8-ve në Champions League. Baskët janë të fortë dhe luajnë një futboll të bukur. Përpara duelit në “Parc des Princes” përballë kampionëve të Francës, Jokin Aperribay, presidenti i Sociedad thekson se skuadra e tij nuk do të shkojë për turizëm në Paris.

“Kam ndjesi të shkëlqyera në lidhje me këtë ndeshje. Do të zbresim në fushë për fitore. Duam të fitojmë, jo të sillemi vërdallë nëpër Paris. Nuk kemi mbërritur deri këtu për të filluar të mendojmë për Championsin e vitit të ardhshëm”, u shpreh kreu i klubit iberik.

Kjo është hera e parë që PSG dhe Real Sociedad do të përballen me tyre. Dueli i kthimit do të zhvillohet në datën 5 mars në San Sebastian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?