Presidenti i Tiranës preket nga Covid-19
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është prekur nga Covid-19 dhe menjëherë është futur në izolim, sipas protokollit sanitar.
Drejtuesi i klubit bardheblu mungoi në transfertën e fundjavës me Apoloninë, pikërisht prej gjendjes jo të mirë shëndetësore, por vetëm tani është konfirmuar se është infektuar nga virusi.
Ende nuk dihet nëse kjo situatë do të ndikojë edhe te skuadra. Vetëm një javë më parë, presidenti Refik Halili prezantoi trajnerin Orges Shehi në krye të stolit, ndërsa nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjen e radhës me Skënderbeun.