Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Stadiumi i Tiranës është i mrekullueshëm, Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme!

Nesër në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të luhet finalja e parë e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Një kryevepër e arkitekturës moderne, me 22 mijë vende dhe e përuruar në vitin 2019.

Aleksander Ceferin, president i UEFA-s ka folur për impiantin e njohur: “Shqipëria ka bërë një progres të madh në nivelin e futbollit. Tani, të rinj nga të gjitha vendet mund ëndërrojnë që një ditë të prezantojnë Shqipërinë në këtë stadium madhështor”.

Kujtojmë që Ceferin ka qenë i pranishëm në inaugurimin e impiantit të ri në “Air Albania”, duke dhënë vlerësimet maksimale në duelin ndaj Francës. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP