Presidenti i Veronës: Kumbulla është futbollist për 10 ekipet më të mira në botë!

Presidenti i Veronës, Maurizio Setti së fundmi ka folur për të ardhmen e Marash Kumbullës. Në një intervistë për gazetën “QS” numri 1 i Veronës ka pranuar se në drejtim të klubit kanë ardhur shumë oferta për talentin shqiptar, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit të Serie A.

“Na kanë mbërritur shumë oferta, të gjitha nga klubet elitare. Ne kemi besuar gjithmonë te aftësitë e Kumbullas dhe kemi refuzuar oferta të rëndësishme kur lojtari ka qenë pjesë e skuadrës Primavera. Si profil dhe për mënyrën sesi sillet në fushë, Marash Kumbulla është një lojtar për 10 skuadrat më të mira në botë”, deklaroi Maurizio Setti.

Në ditët e fundit ka pasur një ofertë konkrete nga Lazio, por Verona deri më tani ka bërë rezistencë, duke hedhur poshtë çdo propozim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?