Presidenti i Veronës: Kumbullën e kërkuan shumë klube që në janarin e vitit 2019!

Maurizio Setti, presidenti i skuadrës së Veronës, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar prej kohësh ndiqet me ngulm nga klube të mëdha europiane si Inter dhe Juventus.

“Nuk kishim asnjë dyshim për cilësitë njerëzore dhe teknike të Marash Kumbullës. Ai ka mendjen e një njeriu të pjekur. Në janar të vitit 2019 ishin shumë klube pas tij, por ne kishim bindjen që mund të rritej më shumë”, u shpreh Setti.

Vlera e Kumbullës është disa fishuar brenda pak muajsh, teksa tashmë vlerësohet me 30-35 milionë euro nga Verona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP