Presidenti Meta urim special për 100-vjetorin e bashkëshortes së Selman Stermasit
Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës së Tiranës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, feston sot 100-vjetorin e saj të lindjes.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, ka uruar tifozen më të veçantë të bardhebluve në këtë ditë të shënuar të jetës së saj, teksa po jeton shekullin e dytë të jetës.
URIMI I ILIR METËS:
Në 100-vjetorin e saj të lindjes, një urim special për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së Tironës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi dhe bijën e derës së madhe Petrela, gruan fisnike që mishëron si askush tjetër traditën qytetare tiranase, tifozen më të veçantë të fanelës bardhë e blu. Gëzuar e jetofsh shekullin e dytë të jetës, me shëndet të plotë e me sa më shumë gëzime!