Presidenti Meta uron atletin, Matvei Petrov, që shpalli Shqipërinë për herë të parë kampione Europe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar atletin Matvei Petrov, i cili si përfaqësues i Shqipërisë u shpall kampion Europe në gjimnastikë, në Kampionatin Europian të gjimnastikës artistike që u mbajt në Mersin të Turqisë.

“Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! 👏
Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta!
Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer.
Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve!”- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?