Prestige shpallet kampion në minifutboll, shkatërron rivalët (VIDEO)

Prestige vijon të mahnitë dhe të regjistrojë suksese të njëpasnjëshme në çdo aktivitet ku merr pjesë, teksa mbrëmjen e djeshme është shpallur kampion në kompeticionin që organizon Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator.

Ndonëse i mjaftonte vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht titullin, Prestige nuk bëri aspak llogari dhe shpërtheu me një fitore të thellë 8-1 ndaj skuadrës Jata Market, për të koleksionuar triumfin e tretë në katër edicionet që është zhvilluar ky event.

Një fitore e merituar që shpërblen punën e bërë në një sezon të gjatë e të vështirë me një kalendar shumë të ngjeshur ndeshjes. Edhe një herë tjetër, organizimi në nivele profesioniste i skuadrës Prestige, kurorëzohet me trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 10 fitore dhe vetëm 2 humbje, në 12 takimet e luajtura në këtë event, Prestige i shton kështu një tjetër kupë muzeut, duke qenë një pikë referimi për të gjitha skuadrat e minifutbollit në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?