Prezantohet projekti, 12 milionë euro fond për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Stadiumi i Mitrovicës, “Adem Jashari” do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total.

Është ky vendimi i marrë së fundmi nga Krytari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj.

“Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro,” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në projektin e zbuluar pas këtij takimi, stadiumi do t’i nënshtrohet një rinovimi tërësor, do ketë parking publik dhe për VIP-at, parking për mediat, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët miq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke i dhënë mundësinë ekipeve kosovare dhe përfaqësueses që në këtë stadium të luhen edhe ndeshje zyrtare e ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?