Prishtina sot qendra e shqiptarisë, qindra tifozë nga Shqipëria drejt Kosovës

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri” të Prishtinës, në orën 20:45 nis finalja play-off mes Kosovës dhe Turqisë. Ndeshja do të vendos se cila mes dy skuadrave do jetë pjesë e Grupit D të Botërorit.

Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishin realizimi i një ëndrre të kahershme për Dardanët.

Kosova do ketë një mbështetje të madhe sot, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” duket shumë i vogël për kërkesat e shumta për bileta. Diçka më pak se 14 mijë tifozë do jenë në stadium, ndërsa 700 prej tyre janë nga Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse pa bileta, qindra tifozë kanë udhëtuar edhe nga Shqipëria drejt Prishtinës, duke treguar një mbështetje për vëllezërit që mund të shkruajnë historinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?