Pritësit e penalltive, Berisha më i mirë se Buffon dhe Neuer
Portieri i Valencias, Diego Alves, priti dy penallti kundër Atletico Madridit në fundjavën e kaluar. “Sky Sports” duke u nisur nga rekordi i tij. ka hulumtuar përmes shifrash në këtë drejtim duke treguar se kush janë portierët më të mirë që kanë koleksionuar më shumë se 10 pritje në karrierën e tyre.
Rekordmeni është pikërisht Diego Alves, i cili ka pritur 22 penallti nga 45 të tilla me të cilat është përballur, e përkthyer në përqindje shkon në 49.
Nga ekipet italiane Donnaruma është më lart në vendin e 5-të, i ndjekur nga Handanovic, ndërkohë që në vendin e 8-të pozicionohet në mënyrë suprizuese gardiani i kombëtares sonë Etrit Berisha.
Portieri ynë ka pritur 37.5 për qind të penalltive që janë ekzekutuar kur në portë ka qenë ai.


KOHA JONË SONDAZH

