Pritet drita jeshile nga qeveria, FSHF zbulon oraret e ndeshjeve të Superligës
Pas mbledhjes së presidentëve të klubeve të Superiores me kreun e FSHF-së, Armand Duka, disa javë më parë, u vendos datë 3 qershor për rifillimin e kampionatit.
Pavarësisht se kanë kaluar afro 15 ditë nga përcaktimi i kësaj date, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende “OK”-in për rifillimin e garës sportive, pas pandemisë së koronavirusit.
Pavarësisht se konfirmimi nuk ka ardhur, FSHF ka publikuar axhendën e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, teksa është planifikuar që 4 përballje të fillojnë në orën 17:30, ndërkohë që kryendeshja Partizani-Skënderbeu pritet të mbyllë siparin e kësaj javë, në orën 20:00.
Java 27, 3 qershor
Ora 17:30
Kukësi vs Luftëtari
Flamurtari vs Vllaznia
Bylis vs Tirana
Laçi vs Teuta
Ora 20:00
Partizani vs Skënderbeu