Pritja e trefishtë e portierit francez që po bën xhiron e botës (VIDEO)

Pritja e penalltive asnjëherë nuk është një mision i thjeshtë, teksa janë të rralla shanset kur shohim pritje spektakolare. Portieri francez Jean-François Bedenik është bërë i famshëm kohët e fundit në rrjetet sociale pasi nuk ka bërë një, por tre pritje ndaj Rennes.

Në videon e postuar nga klubi francez i Vannes OC, fillimisht goditja shkon në shtyllë dhe më pas në trupin e portierit. Më pas ai ndali me këmbë një goditje me kokë, ndërkohë që në fund bën një pritje spektakolare.

Episodi është bërë shumë viral në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të famshëm portierin Bedenik. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP