Probleme me energjinë elektrike, ndryshon orari i ndeshjes së Superiores

Superiorja rikthehet të premten, me ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit, që nis prej orës 19:00. Së fundmi ka një ndryshim në planin e ndeshjeve të javës së 24-t, teksa takimi mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet pa ndriçim.

Ishte programuar që kjo sfidë të luhej në orën 17:00, por FSHF ka njoftuar se për shkak të një problemi me rrjetin elektrik në stadiumin “Loro Boriçi”, takimi do të luhet prej orës 14:00. Në këtë orar luhen edhe dy takime të tjera, Bylisi-Flamurtari dhe Luftëtari-Laçi. Kjo javë mbyllet me sfidën Teuta-Kukësi, që nisi prej orës 17:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24

E premte, më 28 shkurt 2020
Ora 19:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 29 shkurt 2020
Ora 14:00 | Bylisi-Flamurtari
Ora 14:00 | Luftëtari-Laçi
Ora 14:00 | Vllaznia-Skënderbeu
Ora 17:00 | Teuta-Kukësi

SHKARKO APP