Promovimi i futbollit të fëmijëve/ Turneu “Futsal Junior” nis nesër, 16 ekipe pjesëmarrëse për grupmoshën U-13

Nesër nis edicioni i tretë i turneut “Futsal Junior”, një aktivitet i dedikuar zhvillimit të futbollit të sallës dhe moshave të reja, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative. Turneu zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”.

Të parët që do të zbresin në fushë janë fëmijët e grupmoshës U-13, ndërsa në këtë edicion marrin pjesë 16 ekipe, të ndara në katër grupe:

Grupi A: Triumph, Dinamo B, KF Klosi, Titans
Grupi B: Partizani A, Tekstil, Dajti, Rinia EL
Grupi C: Partizani B, Dinamo A, Ali Demi, East Park
Grupi D: Lions, Tirana, EMV Rinia, Don Bosko

Swiss Digital Desktop Reklama

Turneu “Futsal Junior” synon promovimin e futbollit të sallës si sport dhe si mjet për zhvillimin teknik të fëmijëve në futboll. Ai ofron gjithashtu një hapësirë argëtimi dhe ndërveprimi mes fëmijëve, duke e bërë pjesëmarrjen një përvojë të plotë sportive dhe sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?