Pronari i Milanit premton ndryshime të mëdha në verë: Nuk jam i kënaqur!

Pronari i klubit të Milanit ndërhyn duke premtuar ndryshime të thella në funksion të sezonit të ardhshëm. Ai e bëri këtë me fjalë të qarta dhe duke u premtuar fansave se do të bëjë pjesën e tij për të përmbysur trendin aktual, i cili dukshëm nuk i kënaq as pronarët.

Duke folur në Samitin e Biznesit të Futbollit të organizuar nga Financial Times, Cardinale ishte shumë i qartë për të ardhmen e Milanit.

“Ndryshimi nuk është një fjalë e keqe. Unë jam duke u mbështetur te Zlatan për këshillat dhe perspektivën e tij. Gjithçka rreth Milanit duhet të “ndryshojë”, megjithëse do të përdorja një fjalë tjetër: “evoluojë”. Ndryshimi është një fjalë bardh e zi, sikur do të hedhim gjithçka dhe do e nisim nga e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka nevojë. Zhvillimi është një proces më i mirë. Do të shikojmë personelin, kemi pasur shumë dëmtime. Nuk jam i kënaqur, Zlatan nuk është i kënaqur pasi nuk jemi në vendin e parë në Serie A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi një skuadër e re dhe e re që aktualisht nuk po shkon keq. Por të mos bësh keq nuk do të thotë domosdoshmërish të bësh mirë, apo jo? Kemi punë për të bërë”, deklaroi Cardinale, duke lënë të kuptohet se Pioli rrezikon shumë për sezonin e ardhshëm. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?