Propozimi/ Kampionati Botëror me 48 ekipe

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino surprizoi të gjithë pasi kërkon të zgjerojë akoma edhe më shumë hartën e shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror.

Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit botëror fillimisht kërkoi që numri i pjesëmarrësve të rritej nga 32 në 40 kombëtare, ndërsa në vitin 2026 ai synon që në Kampionatin Botëror të marrin pjesë 48 përfaqësuese.

Në fakt, zvicerani pati premtuar zgjerimin e Kupës së Botës me 40 ekipe para zgjedhjes së tij në krye të qeverisë botërore të futbollit në shkurt të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tani ai shkon një hap më tej, duke shpjeguar idenë e tij: “Me 40 skuadra nuk dalin llogaritë, ndaj duam të përfshijmë 48. Ideja është që 16 të shkojnë direkt në fazën e grupeve, kurse 32 të tjerat të marrin pjesë në një turne paraeliminator në vendin organizator, nga ku do të dalin 16 ekipet e tjera pas përballjeve direkte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky projekt u prezantua gjatë fjalës së Gianni Infantino në Bogota të Kolumbisë, duke theksuar se në fazën e grupeve rikthehet formula klasike me 32 skuadra.

Propozimi i kreut të FIFA-s për Botërorin 2026 do të diskutohet gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të FIFA-s më 13 dhe 14 tetor në Zyrih, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret brenda vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?