Protokoll i rreptë sanitar në Premier League, dy teste në javë për Covid-19
Premier League po përgatitet të rifillojë stërvitjet, por me një protokoll të rreptë sanitar. Sipas mediave angleze dokumenti parashikon një seri masash për të limituar mundësitë e infektimit, mes të cilëve ndalimi i ndërhyrjeve në sparkatë, disinfektimi i të gjithë materialit teknik, si dhe detyrimi për skuadrat që të kryejnë dy teste në javë.
Stërvitjet mund të kryhen, të paktën në një fazë të parë, me grupe prej maksimumi pesë lojtarë e gjithnjë me “respektimin rigoroz të rregullave mbi distancimin social”.
Për momentin, janë të ndaluara edhe ndeshjet e kontrollit. Përveç testeve, lojtarët do ti nënshtrohen, para çdo seance, kontrollit të temperaturës e duhet të plotësojnë një pyetësor mbi gjendjet shëndetësore respektive.
Do të hartohet gjithashtu një regjistër qendror i rezultateve të testit Covid-19, në varësi të pëlqimit dhe marrëveshjes me Shoqatën e lojtarëve. Shpresa e klubeve është që të rifillojnë aktivitetin që të hënën, me seancat e para, që do të kenë një limit prej 75-minutash.