Pse e kanë trupin të mbushur me pulla të kuqe atletët në Rio?

Një numër sportistësh që po garojnë në Lojërat Olimpike kanë bërë që njerëzit të ngrenë pikëpyetje se përse kanë disa pulla të kuqe në lëkurë.

Bëhet fjalë për rrathë të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.

Kryesisht sportistët amerikanë, përfshi këtu atletin më të dekoruar në historinë olimpike, Michael Phelps, janë shfaqur me të tilla pulla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt bëhet fjalë për shenjat që lë akupuntura ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi lëkurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atletët e përdorin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar në rikuperimin fizik.

Kjo praktikë njihet prej 3 mijë vitesh, edhe pse shumë ekspertë thonë se nuk është një trajtim i provuar mjekësor.

Praktikuesit e saj thonë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dëmtimet e muskujve, lodhja e deri tek celuliti.

“Sigurisht klientët e akupunturës janë të kënaqur. Por nuk ka asnjë provë që provon efikasitetin e saj,” thotë profesori Edzard Ernst për BBC.

Procedura nuk shkakton dhimbje. Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, duke shpërthyer kapilarët e vegjël.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?