Pse FIFA dënon FSHF-në dhe i heq fitoren Shqipërisë?

FIFA ka dënuar aktivizimin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe në ndeshjen miqësore mes Luksemburgut dhe Shqipërisë më 29 mars 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me gjobë prej 7500 franga zvicerane dhe i ka hequr fitoren Shqipërisë, duke ia dhënë Luksemburgut në tavolinë.

Sanksioni ka të bëjë me aktivizimin e Ergys Kaçes në këtë ndeshje miqësore, pasi nuk duhej të luante për shkak të kartonëve të verdhë që kishte marrë në ndeshjen e mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria fitoi 3 me 0 ndeshjen miqësore me Luksemburgun 5 muaj më parë, por kjo fitore iu dha tashmë Luksemburgut në tavolinë për shkak të gafës së FSHF që bëri duke lejuar aktivizimin e Kaçes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?