PSG-Aston Villa/ Tension para ndeshjes, përplasje mes tifozëve në rrugët e Parisit (VIDEO)

Para sfidës së parë çerekfinale të Champions League mes PSG dhe Aston Villa, e cila zhvillohet këtë të mërkurë në orën 21:00 në Paris, tensioni mes tifozëve ka shpërthyer në rrugët e kryeqytetit francez.
Në një lokal pranë stadiumit “Parc des Princes”, ka ndodhur një përplasje fizike mes tifozëve anglezë dhe atyre parisienë. Në të nuk munguan grushte, shkelma dhe karrige, përpara se të ndërhynte policia për të qetësuar situatën.
Rreth 3 mijë tifozë të Aston Villas kanë udhëtuar drejt Francës, por vetëm 2 mijë prej tyre kanë mundur të sigurojnë bileta për në stadium. Të tjerët pritet ta ndjekin ndeshjen nëpër lokalet afër impiantit.
Aston Villa fans being attacked by PSG fans in Paris tonight. pic.twitter.com/8klf7BPtjx
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) April 8, 2025