PSG barazon rezultatin ndaj Rennes, shënon Mbappe (VIDEO)

PSG e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë të finales së Superkupës së Francës, duke gjetur golin e barazimit (1-1) ndaj Rennes. Pas një aksioni të bukur në minutën e 57-të, Marquinhos shërben mjaft mirë në zonë për Sarabian, i cili shërben në mënyrë perfekte për Mbappe.

Talenti francez e ka një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë, duke vendosur baraspeshën në këtë finale delikate për parisienët. /Koha Jone/

SHKARKO APP